E rrahu pas një mosmarrëveshje, pranga të dyshuarit

Është arrestuar një person në fshatin Arllat të Drenasit pasi që i njëjti të dielën rreth orës 15:00, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një mashkull.
Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prokurori ka urdhëruar policinë të hapet rasti ‘lëndim i rëndë trupor’.
Policia e Drenasit është duke e trajtuar këtë rast.