75 Mall Live Search
23:04 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / Gj. Sh

E rrahu trajnerin, skuadra franceze e largon Mamadou Sakho

Mamadou Sakho është larguar nga skuadra e Montpelliere.

Mbrojtësi francez, ditë më parë e ka rrahur trajnerin e tij, Michel der Zakarian në stërvitje, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve të mediave franceze, Sakho e kapi për fyti Zakarian, e më pastaj e përplasi për toke.

Klubi i Montpelliere, sot përmes një komunikate zyrtare, ka njoftuar se kanë dhënë fund kontratës me Sakhon.

”Pas 10 ditësh reflektim, palët ranë dakord me mirëbesim për t’i dhënë fund marrdhënies kontraktuale mes tyre”, thuhet në deklaratë./IndeksOnline/