75 Mall Live Search
13:17 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

E rrahu vëllain, i caktohet një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, divizioni për çështje penale ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë  për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.A. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 par 1 të KPRK-së.

Të pandehurit B.A. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji,  pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2  dhe 1.2.3 të KPP-së.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri B.A. mund të  përsëris  veprën  penale,  po ashtu mund të ndikoj edhe në të dëmtuarin – vëllain e tij.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.