14:49 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

E rrallë, një çift kurorëzohet në zyrën e kryetarit të komunës

Mair dhe Lumturije Bytyçi kanë zgjedhur zyrën e kryetarit të komunës për t’u kurorëzuar.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryetari është ndierë i nderuar që akti i kurorëzimit është kryer pikërisht në zyrën e tij.

“Jam nderuar sot që Mair dhe Lumturije Bytyçi zgjodhën ta bënin aktin e kurorzimit (martesës), në zyrën time.

Ju uroj që shëndeti dhe fati t’ju përcjellë gjithë jetës!” shkruan kryetari në njoftim./Indeksonline/