75 Mall Live Search
12:53 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

E rrallë: Huazon nëntë lojtarë te i njëjti klub

Inverness Caledonian Thistle ka huazuar nëntë lojtarë në Fort William.

Fort William kanë qenë në fund të Highlan League në dy sezonet e fundit, duke pranuar 245 gola dhe duke shënuar vetëm 21 në dy sezonet.

Inverness iu afrua atyre muajin e kaluar me propozimin.

Dhe pas “diskutimeve të gjata”, u arrit një marrëveshje për atë që të dy klubet e përshkruajnë si “një iniciativë novatore”, shkruan BBC Sports, përcjell Indeksonline.

“Politika jonë gjithmonë ka qenë rreth edukimit të talenteve të reja ndërsa në të njëjtën kohë përmirëson ekipin tonë kështu që kjo ishte në mënyrë të qartë tërheqëse për ne,” thuhet në një deklaratë të Fort William.

Fort u konsiderua të binte në futbollin e juniorëve  verën e kaluar, por vendosi të qëndrojë në ligën Highland  dhe përfundoi e fundit për herë të 15 në 21 sezone.

Ata barazuan vetëm dy ndeshje në sezonin e kaluar – dhe përfunduan me minus shtatë pikë pas një zbritjeje për futjen në fushë të një lojtari të papërshtatshëm – dhe së fundmi fitoi një ndeshje të ligës në prill 2017./Indeksonline/