75 Mall Live Search
23:32 / E Shtunë, 09 Nëntor 2024 / MSH

E rrallë, në Arabi Saudite bie borë

Rajoni Al-Jawf në veri të Arabisë Saudite është mbuluar nga një shtresë e rrallë dëbore pas një serie shiu të dendur dhe stuhi breshëri, që filluan në fillim të kësaj jave.

Reshjet e borës në Al-Jawf janë një fenomen i rrallë, veçanërisht në një vend të famshëm për klimën e tij të shkretëtirës.

Peizazhet e mëdha të shkretëtirës së Arabisë Saudite rrallë lidhen me kushtet e dimrit.

Imazhi: Agjencia Saudite e Shtypit

Reshjet e borës, që filluan më 1 nëntor, pasuan reshje intensive dhe stuhi breshëri që goditën rajonin në fillim të javës. Sipas Agjencisë Saudite të Shtypit, shirat jo vetëm që kanë sjellë borë, por edhe kanë rigjallëruar luginat e thata, me ujëvara që shfaqen në të gjithë peizazhin.

Kjo nuk është hera e parë që Arabia Saudite përjeton reshje të pazakonta bore. Në shkurt 2024, malet e Al-Lawz, në veriperëndim të qytetit Tabuk, u mbuluan gjithashtu me dëborë, megjithëse ngjarja erdhi më vonë se zakonisht për shkak të temperaturave më të ngrohta se normalja gjatë sezonit Marbaniya.

Imazhi: Agjencia Saudite e Shtypit
Imazhi: Agjencia Saudite e Shtypit