15:08 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

E rrallë, Shkëndija mund të luaj ndaj skuadrës që e eliminoi nga Champions League

Është hedhur shorti për fazën e tretë kualifikuese në Ligën e Evropës.

Skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija ka mësuar kundërshtarin e mundshëm nëse kalon këtë aktual.

Pra Shkëndija nëse kalon në fazën e tretë të Ligës së Evropës, mund të përballet me skuadrën që e eliminoi nga Liga e Kampionëve.

Fituesi i duelit, Shkëndija – F91 Dudelange në Ligën e Evropës, do të takohet me humbësin e duelit të Ligës së Kampionëve, Celtik – Nomme Kalju.

Por ironia e fatit është se Nomme Kalju kishte eliminuar Shkëndijën pak ditë më parë nga Liga e Kampionëve, andaj një sfidë të tillë do të mund ta shohim edhe në Ligën e Evropës.

Kuptohet nëse Kalju nuk kalon gjigantin skocez, Celtik.