75 Mall Live Search
15:42 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

E rrethuar nga gjinia e bukur, Tayna paralajmëron projektin e ri!

Reperja e njohur, Tayna ka publikuar një imazh të ri në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

E rrethuar nga disa vajza, Tayna ka uruar festën e 8 Marsit derisa ka paralajmëruar edhe projektin e ri muzikor, shkruan Indeksonline.

“Urime 8 Marsi, së shpejti” ka shkruar Tayna përkrah fotografisë.

Ndryshe, nuk ka shumë kohë që ajo ka publikuar këngën e fundit ‘Ring Ring’ e cila erdhi së bashku me videoklip dhe u mirëprit nga adhuruesit e saj./Indeksonline/