75 Mall Live Search
11:45 / E Shtunë, 14 Maj 2022 / MSH

E rrethuar nga strukturat e vjetra dhe me dyer të mbyllura, po mbahet zgjedhja e kryesisë së LDK-së në Podujevë

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur zgjedhjet e kryesisë në degën e saj në Podujevë.

Anëtarët e kësaj partie tashmë janë mbledhur dhe pritet qe së shpejti të zgjedhin kryesinë e partisë në këtë qytet, raporton Indeksonline.

No description available.

Kjo mbledhje është duke u mbajtur me dyer të mbyllura.

Kujtojmë se me 29 janar të këtij viti Ekrem Hyseni ishte zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Podujevë me 74 vota pro dhe një abstenim.

No description available.

Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, një kuvend të tillë e kishte kundërshtuar dhe e kishte quajtur të paligjshëm.

No description available.