75 Mall Live Search
21:12 / E Martë, 17 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E rrezikshme: Fëmijët kalojnë mbi urën e papërfunduar në Gjakovë!

Një urë e nisur në qytetin e Gjakovës, po del të jetë e rrezikshme për qytetarët, veçmas fëmijët.

Ura në të cilën është bërë vetëm skeleti prej hekuri, e që lidh dy anët e shtigjeve për ecje në mes të lumit, mund të jetë edhe tragjike për me të vegjlit, përcjellë Indeksonline.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, mund të shihni se si fëmijët po kalojnë mbi urë, ndërsa askund nuk po shihen as shenjat e sinjalizimit që paraqet rrezikshmëri./Indeksonline