75 Mall Live Search
23:40 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / AR

E rrezikshme, i mituri vozit veturën në Vushtrri (video)

Nuk janë të rralla rastet kur të miturit vozisin automjete, me apo pa lejen e prindërve, gjë kjo që paraqet rrezik në komunikacion.

Një video të këtij lloji, ka siguruar Indeksonline, teksa shihet i mituri që vozit veturën.

Rasti ka ndodhur në Komunën e Vushtrrisë dhe se e tërë kjo është incizuar e më pas publikuar.

Ende nuk dihet se kush ishte i pranishëm me të gjatë vozitjes, megjithatë kjo gjë është e paligjshme.

Kujtojmë që së fundi në Kosovë, për shkak të vozitjes nga një i mitur, ndodhi aksidenti fatal.

Apelohet tek prindërit e të miturit dhe Policia e Kosovës që të merren me rastin./Indeksonline/