13:37 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

E shajnë kot, e marta një nga ditët më të mira të javës

Edhe pse në fakt bestytnitë thonë ndryshe, e marta është një nga ditët më të mira të javës.

1. S’është e hënë. Kaq e thjeshtë!

2. Jeni një ditë më afër fundjavës.

3. E marta, konsiderohet si dita më produktive e javës. Njerëzit nëpër zyra japin maksimunim. Stresi i të hënës kaloi, lodhja nga java s’ka ardhur ende, ja pse.

4. Kjo ditë e ka marrë emrin nga planeti Mars, që është një nga planetet më të famshëm se gjithë të tjerët.

5. Kur shkon nëpër qendra tregtare e ke më të thjeshtë të gjesh masën tënde. Nuk është e shtunë që të kenë mbetur vetëm XXS, fatmirësisht.

6. Në botë, çmimet e avionëve ulen ditën e martë, sepse ndoshta njerëzit refuzojnë të udhëtojnë atë ditë.

7. A e dini se është gjithashtu dita më e mirë e javës për të shkruar?! Nëse kishit në mendje ndonjë novelë, niseni sot.