E shantazhoi me publikim të fotove nëse nuk i jep të holla, arrestohet një person

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës.
Një person me datën 22 maj kishte deklaruar se është shantazhuar nga ana e një personi tjetër i cili e kishte kanosur që do i postoj disa foto në rrjete sociale nëse nuk i përmbush kërkesën për dhënien e parave.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/