22:34 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

E sheh duke kërkuar ushqim në kontejnerë, pronari i lokalit i lë një porosi të veçantë në derën e lokalit

Një pronar lokali është komentuar për lënien e një shënimi për një njeri të pastrehë që ai kishte parë duke kërkuar ushqim brenda kontejnerëve të plehrave.

Shad Saleem po shikonte përmes kamerave, kur pa një person jashtë dyqani të tij që po i dukej i çuditshëm.

Kur pa më afër, ai vërejti se njeriu po kërkon për ushqim, transmeton Indeksonline.

Shad, i cili drejton një lokal për ushqim, menjëherë filloi të shqetësohej për mirëqenien e njeriut duke kërkuar për të.

Duke mos ditur se si ta kontaktojë atë, biznesmeni la një shënim në derën e lokalit.

“I dashur njeri, nëse jeni personi që kalon nëpër kontejnerë tanë për vaktin tuaj të ardhshëm të ushqimit, atëherë ejani këtu dhe unë do t’ju jap një shishe me ujë dhe një meze falas. Ju vleni më shumë se një vakt në atë vend”, ka shkruar ai.

Gjithashtu ai ka thënë se mund të jenë në gjendje t’i ndihmojnë për t’u drejtuar tek institucionet përkatëse për t’i ndihmuar.

Njerëzit më pas e kanë vlerësuar shumë këtë gjest duke thënë se u rikonfirmua se njerëzimi ekziston./Indeksonline/