E shet veturën por nuk ia japin paratë, kosovari thotë se blerësi dhe noteri bënë kontratë false

Një gjë e pazakontë i ka ndodhur një qytetari të Kosovës, ku ankohet se nuk e mori pagesën për shitjen e një veture, ndërsa noteri me blerësin bënë kontratë false, ku thuhet se pagesa u krye në tërësi.
Shitësi i një veture, Bashkim Mulolli është duke u ankuar se blerësi, Prenk Zefi së bashku me noterin, Shaqir Vula në Gjakovë, kanë bërë kontratë false për shitblerjen e asaj veture, shkruan Indeksonline.
Në kontratë thuhet se pagesa është kryer nga ana e blerësit, por shitësi mohon t’i ketë marrë ato.

Në dokumentet e siguruara, shihet se kontrata është e datës 10 shtator 2020, ku thuhet se Bashkim Mulolli nga Podujeva është shitësi i veturës, ndërsa Prenk Zefi nga Gjakova është blerësi.
Vetura është e tipit Range Rover, ngjyrë hiri metalike, dhe u shit me cmim prej 7 mijë eurosh.
Në kontratë thuhet se cmimi i shitjes është paguar në tërësi në dorë, jashtë kësaj zyre noteriale, dhe nga deklarata e shitësit nuk ka kurrfarë kërkese tjeter ndaj blerësit mbi këtë bazë./Indeksonline/


