E shitën veturën e vjedhur, arrestohen dy gjakovarë
Mesditën e së mërkurës janë arrestuar dy meshkujë kosovarë në Gjakovë, pasi ata dyshohet se më 3 janar të këtij viti kishin vjedhur një veturë të cilën e kanë shitur.
Vetura është gjetur dhe është sekuestruar, shkruan IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE, MASHTRIM
Rr. “Gjergj Sokoli”, Gjakovë / 03.01.2026 – 16:00. Me 21.01.2026 është raportuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë vjedhur një veturë, të cilën duke paraqitur fakte të rreme e kanë shitur te viktima mashkull kosovar. Vetura është gjetur dhe është sekuestruar përkohësisht, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

