E shkarkuan nga detyra, kaq mijëra euro duhet t’i paguajë Dinamo Zagrebi Cannavaros

Fabio Cannavaro u shkarkua së fundi nga Dinamo Zagrebi.
Italiani u shkarkua pas 100-ditësh në krye ku po kalonte rezultate të dobëta me gjigantin kroat.
Cannavaro, mbërriti në Zagreb në fund të dhjetorit, kur pasoi Nenad Bjelicën.
Në 14 ndeshje të tij Dinamo ka arritur vetëm shtatë fitore, dy barazime dhe pesë humbje me një golavalencë 22:21.
Dinamo ka zëvendësuar tre trajnerë këtë sezon.
Kujtojmë se Sergej Jakiroviq e nisi sezonin në stolin e “bluve”, duke fituar Kupën dhe HNL sezonin e kaluar, por u dënua nga një humbje e rëndë ndaj Bayernit në Champions League. Ai u pasua nga Nenad Bjelica, i cili u largua papritur nga klubi në fund të dhjetorit.
Pavarësisht ecurisë së tij të shkurtës, Cannavaro do të fitojë para të pabesueshme për shkarkimin e tij te Dinamo, ashtu si edhe bashkëpunëtorët e tij, ku i duhet t’i paguajë italianit rreth 700 mijë euro dhe 500 mijë euro shtesë për ndihmësit e tij, Francesco Troisa dhe Eugenio Albarella.
Kujtojmë se Dinamo gjendet në pozitën e tretë në kampionatin kroat dhe ka gjithsej 46 pikë./IndeksOnline/