E shoqëruar me flamurin shtetëror, Kosova zhvillon stërvitjen e parë në Hajvali

Kombëtarja e Kosovës ka filluar stërvitjen e parë për ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë.
Gjithë futbollistët e ftuar morën pjesën, në përjashtim të portierit Aro Muric që është larguar nga ekipi për arsye disiplinore, shkruan Indeksonline.
Stërvitja është mbajtur në Hajvali, për të ruajtur fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.
Të mërkurën nga ora 20:45 zhvillohet miqësorja me Lituaninë.
/Indeksonline/

