75 Mall Live Search
11:44 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / Blerim

E shtuna e Bundesligës, vetëm dhe ekskluzivisht në Artmotion

Transmetimet e xhiros 21 të Bundesligës në Artmotion vazhdojnë edhe më pesë ndeshje interesante që luhen këtë të shtunë.

15:30 DORTMUND – HOFFENHEIM ART SPORT 1

Dortmundi, që ka pasur rezultate zhgënjyese dhe jo vetëm që nuk konsiderohet më në luftë për titull, por rrezikon edhe të përfundojë sezonin në një pozitë që nuk siguron pjesëmarrjen në garat evropiane. Të besuarit e Edin Terziqit kanë nevojë urgjente për fitore në këtë takim për të mbetur në hap me skuadra më lartë në tabelë si Leverkuseni, Frankfurti dhe Wolfsburgu.

Hoffenheimi ka qenë më i mirë në dhjetë takimet e fundit të ndërsjellta mes këtyre dy skuadrave duke arritur katër triumfe, krahas tri barazimeve dhe tri fitoreve të Dortmundi. Dortmundi nga 20 ndeshje ka arritur vetëm 10 fitore, dy kanë qenë barazimet teksa plot tetë janë disfatat, ai ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë me katër pikë më pak se pozita e katërt në tabelë që të jepë biletën e Ligës së Kampionëve, teksa po ashtu ka plotë 16 pikë më pak se liderëti e Bayerni. Nga ana tjetër, Hoffenheimi ndodhet në pozitën e 12-të në tabelë, teksa ka vetëm gjashtë fitore në 20 takimet e para, krahas katër barazimeve dhe 10 humbjeve. Terziqi nuk mund të llogarisë në katër futbollistë të rëndësishëm për këtë duel: Burki, Witsel,

Schmelzeri dhe Zagadou mungojnë, teksa në dyshim janë edhe Hazardi dhe Meunieri. Nga ana tjetër edhe Hoffenheimi i Sebastian Hoenebit do të ketë shumë mungesa, ndër të cilët veçohen Geigeri, Sessegnoni dhe Hubneri.

Dortmund, 11-shja e mundshme startuese:

Hitz – Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro – Can, Delaney, Sancho, Reyna, Reus – Haaland

Hoffenhaim, 11-shja e mundshme startuese:

Baumann – Posch, Vogt, Richards – Gacinovic, Rudy, Samassekou, John, Baumgartner – Bebou, Kramariq

A do të rikthehet Dortmundi te rezultatet pozitive apo Hoffenheimi do t’i lërë prapë duarboshë “verdhezinjtë”, mbetet të shihet të shtunën me fillim nga ora 15:30, eksklizivisht në Art Sport 1.

15:30 LEVERKUSENI – MAINZI 05 ART SPORT 2

Leverkuseni, që nuk arriti të bënte dy fitore radhazi qysh nga dhjetori i vitit të kaluar, do të provojë që një gjë të tillë më në fund ta arrijë këtë të shtunë dhe të futet fuqishëm në garë për katër pozitat e para, këtë herë ai do të përballet me një nga skuadrat e fundtabelës, Mainzi 05 me këta të fundit që rrezikojnë seriozisht rënien nga elita.

Në 10 duelet e fundit të ndërsjellta, Leverkuseni ka qenë më e mirë, duke arritur shtatë fitore, krahas tri sukseseve të Mainzi, teksa barazim nuk ka pasur në këto vitet e fundit në duelet mes këtyre dy klubeve.

“Aspirinat” e Peter Boszit aktualisht mbajnë pozitën e pestë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara në 20 takime, ata kanë 10 fitore krahas pesë barazimeve dhe pesë disfatave. Nga ana tjetër Mainzi 05, drejtuar nga Bo Svenssoni janë të parafundit në tabelë me vetëm 13 pikë në 20 takimet e para, ata kanë arritur 3 fitore, katër barazime teksa janë mposhtur në 13 duele të tjera.

Për shkak të lëndimeve, 5 janë futbollistët që do të mungojnë te Leverkuseni: Ariasi, Baumgartlingeri, Bellarabi, Paulinho dhe Weiseri, ndërsa Mainzi ka organikën e kompletuar për këtë duel.

Leverkuseni, 11-shja e mundshme startuese:

Hradecy – Sinkgraven, Tapsoba, Fosu-Mensah, Tah – Demirbay, Aranguiz, Wirtz – Diaby, Schick, Bailey

Mainz 05, 11-shja e mundshme startuese:

Zentner – St.Juste, Bell, Niakhate – Da Costa, Barreiro , Kohr, Mwene, Latza – Szalai, Onisiwo

18:30 UNION BERLIN – SCHALKE 04 ART SPORT 1

Schalke 04 rezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit gjerman për herë të parë qysh nga sezoni i largët 1990-91, ndërsa Union Berlini për befasinë e të gjithëve është shëndrruar nga një skuadër e vogël e debutuese në një klub që është stabil në mesin e tabelës.

Këto dy skuadra janë ndeshur vetëm tri herë përballë njëra-tjetrës, një fitore e ka Schalke 04, ndërsa dy janë barazimet.

Në 20 takimet e para të këtij sezoni, kryeqytetasit e Union Berlinit kanë arritur të grumbullojnë plotë 29 pikë, ata kanë fituar shtatë herë, në tetë raste janë ndalur në barazim teksa vetëm pesë janë humbjet. Nga ana tjetër, Schalke 04 po vuan shumë dhe ka grumbulluar deri tani vetëm 8 pikë në 20 duele. Ata kanë një fitore, pesë barazime dhe plotë 14 humbje.

Schlotterbacku është i suspenduar te vendësit, teksa të lënduar janë Kruse dhe Ujahu, ndërsa edhe Schalke 04 do të ketë mungesa, me trajnerin Christian Gross që nuk do të mundet të llogarisë në plot pesë futbollistë: Ludewig, Pacienca, Sane, Skrzybski dhe Uth.

Union Berlini, 11-shja e mundshme:

Luthe – Hubner, Knoche, Friedrich – Ryerson, Andrich, Gentner, Trimmel – Ingvartsen, Teuchert

Schalke 04, 11-shja e mundshme:

Fahrmann – William, Mustafi, Nastasic, Kolasinac – Stambouli, Mascarell, Serdar – Harit, Raman, Hoppe.