19:00 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

E shtuna e stërngarkuar e LVV e LDK, tash e tri orë pa të reja

Kanë kaluar tri orë prej se janë takuar lideri i Vetëtendosjes , Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për marrëveshje për Qeverinë e re, shkruan Indeksonline.

E ende askush nuk ka lëvizur nga objekti i Kuvendit ku po mbahet takimi.

Ky takim ka filluar në ora 16:00.

Pjesëmarrës në takim janë edhe disa anëtarë të partive.

Në Kuvend janë parë duke hyrë edhe Isa Mustafa, bashkë me Agim Veliun, Lutfi Hazirin e Avdullah Hotin.

Vjosa Osmani nuk është parë bashkë me grupin e krerëve të LDK-së.

Ndërkohë nga Lëvizja Vetëvendosje  është parë Besnik Bislimi./Indeksonline/