75 Mall Live Search
10:04 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / AR

E sikletshme/ Beyonce pëson incident me veshjen në mes të skenës

Beyonce po mban turneun e saj Renaissance, i cili tani ka ndaluar në Europë. Këngëtarja është ndalur të mërkurën në Gjermani, konkretisht në Hamburg, ku ka gëzuar fansat e saj me koreografitë, muzikën dhe performancën e saj në skenë.

Në këtë koncert të fundit të mbajtur në Gjermani, artistja ka pësuar një incident që për pak e ka vënë në siklet. Ndodhi në mes të koncertit, teksa Beyonce këndonte këngën ‘Break my soul’, në këtë pjesë të koncertit ajo kishte veshur një fustan ngjyrë rozë shumë të ngushtë, me dekolte të dukshme.

Në një moment të këngës, gjoksi i saj i majtë ishte gati t’i dilte jashtë, por një nga kërcimtarët që ndodhej pranë saj në atë moment e vuri re dhe e pengoi të dilte plotësisht live në skenë.

Balerini ka kapur për dore Beyonce, ka qëndruar përballë artistes dhe mes të dyve kanë pozicionuar dekoltenë që këngëtarja të mos e ketë të vështirë. E bënë në një mënyrë delikate, madje dukej si pjesë e koreografisë. Dhe më e mira e kanë bërë pa u ndalur spektakli, ndonëse artistja ka mbetur e befasuar nga kjo lëvizje e papritur.

Megjithatë, fansat në koncert kanë kapur momentin, i cili nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale, ku video është bërë virale.

Konkretisht, balerini që e ndihmoi është një nga binjakët që u bënë viral duke kërcyer në TikTok me koreografinë e tyre mbresëlënëse dhe njihen si Les Twins.