75 Mall Live Search
10:12 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / C E

E sqarojnë te Prishtina: Lincoln na priti si është më së miri

FC Prishtina do të kthehet përsëri në Gjibraltar për të zhvilluar ndeshjen parakualifikuese të Europa League.

Ndeshja do të duhej të luhej të martën por u anulua pasi tetë lojtar dolën pozitiv me koronavirus, shkruan Indeksonline.

Fituesit e Kupës së Kosovës tani më do të paraqiten me skuadër të re, të gjithë të huazuar nga klubet e Superligës për këtë sfidë.

Prishtina ka sqaruar opinionin se skuadra mikpritëse është treguar korrekte madje ka pranuar të gjitha kërkesat e tyre.

Ky është njoftimi i FC Prishtinës:

Prishtina falënderon skuadrën e Lincoln

Duhet sqaruar opinioni se dje është përvjedhur një keqinterpretim me rastin e ricaktimit të ndeshjes.

Për asnjë moment skuadra vendase e Lincoln nuk ka hezituar që të na ndihmojë me çdo kërkesë që kemi pasur, për çka ne jemi shumë falënderues ndaj zyrtarëve të kësaj skuadre, si në organizimin e ndeshjes së parë, po ashtu edhe në përpjekjen për organizimin e ndeshjes së dytë.

Skuadra nikoqire e Lincoln pa hezituar fare e ka pranuar kërkesën tonë që ndeshja të zhvillohet të shtunën.

FC Prishtina i është pafundësisht mirënjohëse zyrtarëve të skuadrës së Lincoln.

Thanks guys