E suksesshme, punëtore dhe e përkushtuar ndaj profesionit, Dea Salihu rrëfen për karrierën e saj

Fal dëshirës, punës dhe përkushtimit, Dea Salihu ka arritur që sot të realizoj ëndrrën e saj.
Ajo është një vajzë ambicioze e cila sot është asistente në Ansamblin Kosova, në një intervistë për Indeksonline Dea rrëfeu për fillimet e saj, punën, por edhe vështirësitë që ajo dhe kolegët e saj hasin në përditshmëri.

Shoqëria Kulturore Artistike “KOSOVA” është themeluar për herën e parë në vitin 1974 ku pastaj është mbyllur në vitin 1980 për shkak të emrit në atë kohë që mos të përfaqësohet Kosova si shtet, pastaj është rihapur prapë në vitin 1985, për tu mbyllur përsëri në vitin 1990 për shkak të represionit të regjimit serb, dhe tani është rihapur nga prof. i koreografisë në Kolegjin AAB, Mehmed Xhemajli dhe po funksionon shumë mirë, ku ka rreth 50 anëtar nga gjitha seksionet si atë të valleve, folklorit, popullore.

“Që nga mosha 6 vjeçare fillova të merrem me vallëzim . Synova të jem një valltare e dalluar ku dhe sot kam arritur atë sukses . Plotë 10 vite u përkushtova tek Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës dhe pas moshës 16 vjeçare u bëra pjesë e Ansamblit Kosova” shprehet Dea.
Ajo tha se sot po e përmbush ëndrrën e saj, ndonëse njëkohësisht është edhe valltare dhe studente në Universitetin e Prishtinës, Dega Juridik.
“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të shkoj rrugëtimit të asaj që më fle në zemër dhe sot po e përmbush ëndrrën duke ruajtur vlerat kombëtare të vendit tim duke shfaqur entuziazëm dhe dëshirë të jem pjesë e kësaj ëndrre! Përveç vallëzimit jam dhe studente e universitetit te Prishtinës (Juridik) . Në përkushtimin e sipër shpresojmë që vendi ynë të jetë në mbështetje të rinisë në të ardhmen ku shpresa për një ardhmëri të suksesshme të jetë shtylla e çdo rrugëtimi sot”, tha tutje për Indeksonline.

E pyetur se sa kanë përkrahje nga institucionet, Dea theksoj se mungon një përkrahje e tillë, duke bërë një lutje për Komunën e Prishtinës që të bëjë një zgjidhje për një lokacion që ata të mund t’i kryejnë ushtrimet.
“Përkrahja institucionale është jo e kënaqshme, kushtet i kemi shumë të dobëta, ekziston pallati i rinis por prapë nuk po na mundësohet një lokacion ku të ushtrojmë, andaj lusim edhe komunën e Prishtinës që të na e bëjë një zgjidhje që të kemi një lokacion ku do i mbajmë ushtrimet e që janë vitale për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare, dhe njëkohësisht të largohen të rinjtë nga dukuritë e këqija dhe të këndojnë dhe të vallëzojnë Shqip”, tha ajo.

Dea poashtu kishte një mesazh për lexuesit që të ndjekin ëndrrat, pavarësisht vështirësive që mund të hasin rrugës.
“Të arrijmë atë që duam , ne mundemi , të ndjekim ëndrrën tonë të jemi ata që triumfojnë pavarësisht gjithëqkaje . Jemi ne ata që do të ndërtojmë të ardhmen , shpresoj që çdo artist të arrijë aty ku dëshiron sepse një shpirt artisti sheh edhe përtej asaj që është e shkruar !”, u shpreh Dea për fund./Indeksonline/