75 Mall Live Search
09:38 / E Mërkurë, 02 Gusht 2023 / k.v

E sulmoi me mjet të mprehtë dhe ja dëmtoi traktorin, arrestohet i dyshuari

Të martën pasdite është arrestuar një person në Drenas për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Përveç lëndimit, i dyshuari kishte gjuajtur dhe dëmtuar xhamin e traktorit të viktimës.

Me vendim të prokurorit rasti është hapur lëndim i lehtë trupore dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme.

I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa me rastin po vazhdon të merret njësiti i hetimeve në Drenas.