75 Mall Live Search
09:19 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / OSH

E sulmoi pastaj e dhunoi – arestohet burri nga Fushë Kosova

Të hënën është arrestuar një person në Fushë Kosovë, për shkak se i njëjti duke e sulmuar fizikisht një grua e ka detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njoftoi se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 12.07.2021 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti  duke e sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/