E sulmoi policin, arrestohet i dyshuari në Podujevë

Është arrestuar një person në Podujevë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor në rrugën “Zahir Pajaziti”.
Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, transmeton IndeksOnline.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/