75 Mall Live Search
09:01 / E Premte, 22 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Sulmon zyrtarët policorë, përfundon në mbajtje

Një incident është raportuar të ketë ndodhur mëngjesin e së mërkurës në fshatin Kobaj të Komunës së Prizrenit, ku një person ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, thuhet në raortin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 21 gusht 2025, rreth orës 09:35, kur i dyshuari një shtetas kosovar ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë që ndodheshin në asistencë të një institucioni shtetëror.

Menjëherë pas incidentit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Njësitet përkatëse policore janë duke vazhduar hetimet lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas përfundimit të procedurave fillestare, i dyshuari është dërguar në mbajtje.