11:31 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / OSH

E sulmojnë në Lipjan dhe ja marrin nga qafa zinxhirin dhe dy telefona

Policia e Kosovës ka njoftuar gjatë ditës së sotme se persona të panjohur e kanë sulmuar një tjetër në Lipjan, duke i marrë kështu një zinxhir nga qafa dhe dy telefona.

Viktima ka pësuar lëndime dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, ka njoftuar policia.