75 Mall Live Search
20:02 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

E sulmuan fizikisht, arsyeja orientimi seksual

Një punëtor hoteli, 22 vjecar, është sulmuar në fytyrë nga një bandë në rrugët e Preston-it në Angli , gjersa ishte duke u kthyer në shtëpi  në pasditen e së shtunës.

Ryan Turner, ishte duke ecur gjersa pësoi një sulm homofobik nga një grup prej 7 burrash të cilët bërtisnin “homoseksualët duhet të vdesin”- shkruan Daily Mail , transmeton indeksonline.

Banda kishte filluar ta kërcënonte duke i thënë se “ju homoseksualët duhet të vdisni” e më pas kishin filluar ta sulmonin nga prapa derisa ai kishte rënë pa ndjenja në tokë.

I riu u zgjua më vonë në spital gjersa më pas shpërndau fotografitë e tij në rrjetin social Facebook ,ku shihet me sy të nxirë dhe fytyrë të fryrë. Në këtë mënyrë ai kishte nxitur një protestë të madhe.

Ai tha: “Ishte një grup i djemve, njëri prej të cilëve filloi të më ofendojë ‘ti duhet të vdesësh sepse ti je homoseksual ‘, pastaj më goditën dhe unë rash përtokë. Kur u zgjova në spital, mjekët më thanë se mund të kisha vdekur.”

22-vjeçari  ka zbuluar gjithashtu se kjo është hera e tretë këtë vit që ai është sulmuar në Preston për shkak të orientimit të tij seksual.

Dy sulmet e mëparshme u zhvilluan në janar dhe mars, por në këto raste ai ishte në gjendje të ikte nga sulmuesit e tij.

“Dy herë të tjera kam arritur të mbrohem.”- u shpreh ai.