10:07 / E Hënë, 25 Janar 2021 / k.v

E sulmuan me mjete të forta në Prishtinë, viktima nuk e di pse i ndodhi kjo

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi që ishte sulmuar me mjete të forta nga dy persona të panjohur deri tani.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën në orën 22:00 në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes, ekipi i urgjencës i ka dhënë ndihmën mjekësore viktimës dhe e ka transportuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/