10:04 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / k.v

E sulmuan me tullë në kokë për t’ia grabitur zinxhirin nga qafa

Një person ka informuar në polici se në hyrje të një lokali në veri të Mitrovicës është sulmuar me një mjet të fortë (tullë) në kokë nga pesë persona të panjohur.

Viktima ka deklaruar në polici se të dyshuarit pasi e sulmuan me forcë i kishin grabitur një zinxhir nga qafa.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë. Rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/