E takoi para dy dite, gati të martohet për herë të nëntë
Një nga monografet më të famshme, Ron Sheppard mund të ketë gjetur gruan e nëntë me rradhë, të cilën e takoi në internet dy ditë më parë.
Pas ‘thyerjes së zemrës së tij’ nga e fejuara e tij e fundit, Ron, 70 vjeç, ndjehet shpresëdhënës për 32-vjeçaren, e cila i ka dërguar mesazh në internet, transmeton Indeksonline.
Ron, i cili ishte ndarë nga e fejuara e tij në nëntor, tha se ishte i përmbytur me mesazhe nga qindra gra që donin të martoheshin me të.
Por, ai u tërhoq menjëherë tek një grua 32-vjeçare, Somerset.
Ai i tha: “Ajo më kontaktoi mua të premten dhe kemi folur, ndërsa ajo tha se nuk dëshiron të flasë me askënd tjetër.
“Ajo kishte një trazirë në jetën e saj dhe donte që ajo ta kthent besimin në vetveten dhe meshkujt. Sapo i dhashë pak këshilla për të filluar”.
- Gruaja e parë: Margaret in 1966.
- Gruaja e dytë: Jeanette, 1973.
- Gruaja e tretë: Lesley, 1976.
- Gruaja e katërt: Kathy, 1982.
- Gruaja e pestë: Sue, 1986.
- Gruaja e gjashtë: Usha, 1999.
- Gruaja e shtatë: Wan, 2003.
- Gruaja e tetë: Weng, 2004.
/Indeksonline/.