E tallnin në mesazhe, dënohet një mjek i dytë për rastin e vdekjes së yllit të “Friends”-it, Matthew Perry
Një mjek kalifornian është dënuar me tetë muaj arrest shtëpie dhe tre vjet liri me kusht, duke u bërë personi i dytë që merr dënim penal në lidhje me vdekjen nga mbidoza të aktorit të famshëm të serialit Friends, Matthew Perry.
Dr. Mark Chavez, i cili punon në San Diego, pranoi fajësinë për akuza penale të lidhura me shpërndarjen e paligjshme të ketaminës, substancë që u gjet në nivele të larta në gjakun e Perry-t pas vdekjes së tij në vitin 2023, në banesë në Los Angeles, shkruan A2 CNN-i. Chavez ishte pjesë e një rrjeti ilegal që furnizonte aktorin me ketaminë, përmes recetave të rreme dhe shitjeve të fshehta.
E tallnin në mesazhe, dënohet edhe mjeku i dytë.
Sipas hetimeve federale, Chavez siguroi ketaminën nga klinika e tij dhe nga një distributor me shumicë, duke përdorur emrin e një ish-pacienteje pa dijeninë apo pëlqimin e saj. Ai ia shiti drogën mjekut tjetër, dr. Salvador Plasencias, i cili më pas ia furnizonte Perry. Plasencia u dënua më herët këtë muaj me 30 muaj burgim.
Hetimi zbuloi se mjekët diskutonin përfitimin financiar nga varësia e aktorit, duke e tallur atë në mesazhe private. Përveç dy mjekëve, tre persona të tjerë, përfshirë asistentin personal të Perry dhe një tregtare droge e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, pritet të dënohen në muajt në vijim.
Autopsia konfirmoi se vdekja e Matthew Perry-t u shkaktua nga efektet akute të ketaminës, duke hedhur dritë mbi rrezikun e abuzimit me këtë substancë edhe kur përdoret fillimisht për qëllime mjekësore.

