23:07 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

E teproi Liridon Leci, e quajti “majmun” futbollistin afrikan të Prishtinës (Video)

Drita arriti të shpallej Kampion i Superligës së Kosovës pasi ruajti epërsinë prej tri pikësh në ndeshjen kundër Prishtinës.

Ndeshja e zhvilluar në Pejë përfundoi pa gola por pati tensione ku edhe gjyqtari ndau dy kartonë të kuq për futbollistët e Prishtinës.

Megjithatë gjyqtarit kryesor, Fatmir Tahiri i iku një rast i dyshimtë, shkruan indeksonline.

Futbollisti i Dritës, Liridon Leci e ka fyer rëndë mbrojtësin afrikan të Prishtinës, Bashiru.

Leci e ka quajtur “Monkey” (majmun) Bashirun, ku një gjë e tillë është kapur nga kamerat.

UEFA dhe FIFA kanë bërë rregullore strikte që i dënon rëndë  fyerjet në baza racore madje duke ua ndaluar pjesëmarrjen futbollistëve në gara ndërkombëtare. /IndeksOnline/