E tepron Donnarumma, me kërkesa të larta për të rinovuar me Milanin

Gianluigi Donnarumma ka vetëm edhe një vit kontratë me Milanin.
Portieri dhe klubi kanë planifikuar të fillojnë negociatat për rinovimin e kontratës, shkruan Indeksonline.
Por sipas mediave në Itali, Donnarumma ka kërkesa të larta për të pranuar një kontratë të re me fanellën kuq e zi.
21 vjeçari ka kërkuar një pagë 10 milionë euro në mënyrë që të qëndroj në “San Siro”.
Milani duket se nuk do të pranoj një kusht të tillë dhe marrëveshja mund të mbyllet vetëm me një pagë të njejtë.
Në anën tjetër, rosonerët mund të humbin një lojtar pa asnjë cent duke e ditur që më parë ka pasur kërkesa deri në 70 milionë euro për të. /IndeksOnline/