09:06 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

E tepron Eto’o: Messi duhet të luaj deri në moshën 70 vjeçare

Samuel Eto’o ka qenë njëri nga futbollistët më të vlerësuar të epokës së artë të Barcelonës por edhe si fitues i tripletës së famshme te Interi.

Ai ka dhënë një intervistë të gjatë ku është ndalur të flas edhe për Messin që së bashku fituan gjithçka te katalonasit.

Është normale. Leo është lojtari më i mirë në botë dhe më i miri i të gjitha kohërave. Unë gjithmonë do ta pyesja Messin se cilin dëshiron të ketë në krah, në ekipin e tij. Të gjitha skuadrat në botë duan një Messi. Ai nuk mund të vrapojë më si një 25-vjeçar. Ne, katalanët, duhet t’i japim atij ekipin më të mirë në botë, në mënyrë që ai të vazhdojë të na bëjë të shijojmë futbollin. Më vjen keq për të, por kurrë nuk do ta lëmë të shkojë ose të pushojë. Ai duhet të luajë deri në moshën 70 vjeç, që ta shijojmë më gjatë“, ka thënë Eto’o.

Tani ai jeton i qetë me familjen e tij midis Katarit dhe Milanos, duke pritur të përcaktojë të ardhmen e tij. /IndeksOnline/