75 Mall Live Search
23:38 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E tepron futbollisti norvegjez, zhvishet i tëri pas triumfit (Foto/Video)

Në Norvegji, skuadra e Lilestrom fitoi Kupën e Norvegjisë, pasi mposhti në finale Sarpsborg me rezultat 3-2.

Por, më tepër se ngritja e trofeut, bujë të madhe bëri festa e çmendur e futbollistit, Aleksander Melgalvis.

28-vjeçari në skenë me bashkëlojtarët për ta prezantuar trofeun, por duke ecur minutat ai vendosi të zhvishej komplet nudo.

E për t’i fshehur pjesët intime ai vendosi trofeun e Kupës së Mbretit.

“Nuk pendohem për veprimin tim. Ishte diçka spontane, për të cilën mora reagime pozitive”, ka thënë Melglavis.