75 Mall Live Search
16:25 / E Enjte, 11 Maj 2023 / Gj. Sh

E tepron UEFA, nëntë futbollistë të Interit në formacionin e javës

Të marten e të mërkuren janë zhvilluar dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid barazoi 1-1 me Manchester Cityn ndërsa Interi fitoi ndaj Milanit me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Faqja zyrtare e Champions League ka publikuar edhe formacionin e javës të ndeshjeve të para gjysmëfinale, ku nëntë nga 11 futbollistë janë nga skuadra e Interit.

Vetëm Vinicius nga Real Madridi dhe De Bruyne i Manchester Cityt janë futur nga UEFA në formacionin e javës.

Formacioni i javës: Onana, Dumfries, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dimarco, Mkhitarian, Calhanoglu, De Bruyne, Vinicius, Dzeko./IndeksOnline/

https://twitter.com/ChampionsLeague/status/1656662245068406786?s=20