E therr me thikë në Gjermani, vdes në spital
Një 55 vjeçar ka therrur me thikë gruan e tij në një parking në ‘Künzell, Hesse’ të Gjermanisë. Si pasojë e plagëve të marra, gruaja vdiq në operacionin emergjent.
Dëshmitarët lajmëruan policinë teksa zyrtarët policore arritën të gjejnë kosovarin 55 vjeçar të ulur pranë gruas së tij në vendin ku edhe kishin lënë makinën, transmeton Indeksonline.

I njëjti është arrestuar pa rezistuar, teksa gruaja gjithashtu kosovare u nis për në spital ku edhe ndërroi jetë./Indeksonline/