13:10 / E Enjte, 06 Janar 2022 / AR

E thirren në emër të tjetër këngëtari, reperi nuk përmbahet, i bën llom dy djemtë

Jason Derulo ka rrahur dy djem në një hotel në Las Vegas.

Ky sulm nga ana e tij erdhi pas të dy djemtë e thirren me emrin e këngëtarit Usher, transmeton Indeksonline.

Sipas burimeve të TMZ, reperi hidhet tek te dytë, pasi njëri prej tyre e ofendon. Derulo u inatos dhe e goditi me grusht në fytyrë, duke e goditur njërin për dysheme.

Nuk mbaroi me kaq… Jason dyshohet se e goditi edhe djalin e dytë disa çaste më vonë, dhe sigurimi duhej të ndërhynte për të prishur zënkën.

Të dy djemtë kishin pak gjak nga plagët në fytyrë, por që të njëjtit nuk kanë bërë akuzë ndaj reperit./Indeksonline/

Fotografitë e Jason Derulo