13:07 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

E thjeshtë e joshëse, kështu duket Ronela Hajati në plazh

Pas angazhimeve të shumta të këngëtares Ronela Hajati nëpër koncerte të ndryshme si edhe publikimin e disa projekteve të reja këtë sezon veror, ajo duket se i ka dhënë vetes hapësirë për të kaluar çaste relaksi, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja shpesh është përfolur nga mediat rozë për shkak të paraqitjeve të saj publike mjaft të veçanta dhe të guximshme.

Këtë herë nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram ajo është shfaqur mjaft e thjeshtë në plazh, duke ekspozuar format e saj trupore.

Ronela së fundmi solli këngën ”Lage”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku. /Indeksonline/