75 Mall Live Search
14:58 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

E thjeshtë dhe pa grim, Arilena përherë mahnit!

Artistja nga Shqipëria, Arilena Ara njihet për vokalin e saj, por edhe për thjeshtësinë dhe bukurinë natyrale.

Ndryshe nga shumë emra të skenës tonë muzikore, ajo nuk heziton të shfaqet pa makijazh, madje këtë e bën shumë shpesh, shkruan Indeksonline

Këngëtarja e njohur edhe këtë vikend ka sjellur disa fotografi që shfaqej me shumë stil, pa grim e që dukej mjaft atraktive.

Biondina tërheqëse u shfaq në formë më të mirë, teksa edhe u komplimentua nga adhuruesit e saj.

Ndryshe, kujtojmë që Arilena është prej kohësh në lidhje dashurie, por që tenton ta mban larg syrit mediatik./Indeksonline/