E thonë mediat në Itali – Chelsea e ka gati ofertën për Donnarumman
Sipas raporteve të fundit që vijnë nga Italia, Donnarumma është afër që t’i bashkohet skuadrës së Chelseas.
Portieri i Milanit si duket nuk është i kënaqur me përformancën e klubit të tij, dhe për këtë dëshiron t’i bashkohet Chelseas, shkruan IndeksOnline
Me gjasë, Donnarumma do të firmos kontratë këtë verë, ku edhe do të jetë nën urdhërat e Lampard.
Ndryshe, vlera e portierit thuhet të jetë 50 milionë euro, dhe kjo si duket nuk do të jetë problem për “blut”.