E thotë agjenti i tij – Bale mund të rikthehet në Madrid

Uellsiani, Gareth Bale do të rikthehet në Real Madrid sipas të gjitha gjasave.
Nga minutazha e pakët që i ka ofruar, Mourinho te skuadra e Tottenhamit që nga ardhja e tij si huazim, Bale shumë lehtë mund të rikthehet te “Mbretërit”, shkruan IndeksOnline
“Ai e do ende Madridin”, tha Jonathan Barnett.
“Ai nuk ka probleme me klubin, është një klub i mrekullueshëm. Nuk do të ishte problem [që ai të kthehej].
“Ata thjesht duhet të vendosin nëse kanë nevojë për të, nëse ai mund të luajë për Madridin dhe të gjitha këto gjëra. Unë mendoj se ju duhet ta pyesni Z. Zidane nëse ai e dëshiron atë, unë nuk mendoj kështu”, tha ai.