75 Mall Live Search
17:34 / E Enjte, 07 Janar 2021 / Blerim

E thotë drejtori i Arbërisë – Dy futbollistë pritet të largohen, përmend edhe një miqësore me klubin e njohur rus

Skuadra e Arbërisë tregoi seriozitet të lartë në pjesën e parë të sezonit në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi nga Dobraja e Lipjanit, ka menduar që me fillimin e pjesë së mbetur të sezonit ta shfrytëzojë merkaton e janarit që të transferojë futbollistë cilësor, shkruan IndeksOnline

Kështu, me ardhjen e transfereve të reja, disa futbollistë edhe duhet të largohen nga Arbëria.

IndeksOnline, ka biseduar me drejtorin e Arbërisë, Labinot Gashi i cili tha se futbollisti, Lutfi Bilalli i ka skaduar kontrata me 31 dhjetor të vitit të kaluar e Sunaj Hasani nuk është më në planet e tyre pas prurjeve të reja në sulm.

“Lutif Bilallit i ka skaduar kontrata me datën 31 dhjetor, ndërsa me Sunaj Hasan kemi kontratë deri në fund të kampionatit, mirëpo lojtarin në fjalë e kemi njoftuar që nëse dëshiron të lëviz është i lirë nga klubi sepse tashmë kemi bërë zgjidhjen për fazën e sulmit”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se a do të ketë miqësore skuadra e Arbërisë me atë ruse, Akhmat Grozny, Gashi tha se tashmë kanë vendosur edhe datën e që do të jetë, 19 janar 2021./IndeksOnline/