75 Mall Live Search
14:10 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / KV

E thotë edhe Clark: UÇK-ja nuk kishte veti komanduese dhe kontrolluese

Ish-gjenerali suprem i NATO-së, Wesley Clark, po vazhdon dëshminë e tij në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Clark u pyet rreth strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai thotë se UÇK-ja nuk kishte veti komanduese e as kontrolluese.

“Ne gjithmonë themi komandë dhe kontroll, sepse komanda është kompetenca, autoriteti, por kontrolli është mënyra për ta mbikëqyrur. Me aq sa pamë ne, ajo nuk kishte asnjërën prej këtyre elementeve. Ne kishim disa vëzhgues ne kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por as ata nuk patën mundësi të mblidhnin informacione të besueshme”, tha ai.