E thotë edhe legjenda e Barçës: Messi do të largohet, Franca po e pret!

Legjenda e futbollit, Rivaldo, ka dhënë një deklaratë “bombarduese” për të ardhmen e Lionel Messit.
Sipas Rivaldos, Messi do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, shkruan IndeksOnline.
“Messi do të largohet nga Barcelona”, ka thënë Rivaldo.
48-vjeçari po ashtu tregon edhe klubin që Leo Messi do të firmosë. Sipas tij, ai klub do të jetë Paris Saint-Germaini!
“Leo do të shkojë në PSG”, vazhdoi ish-sulmuesi i Barcelonës.
Kujtojmë se Lionel Messi ishte afër të largohej gjatë afatit të verës së kaluar (2020) nga klubi katalunas./IndeksOnline/