75 Mall Live Search
21:41 / E Shtunë, 22 Gusht 2020 / indeksADMonline

E thotë edhe presidenti i Ballkanit: Topalli, Baftiu e Hoxha do të luajnë në Superligën turke

Treshja fantastike e Ballkanit që bëri bujë edicioni që shkojë në Superligë tashmë po bëjnë hapin e madh në karrierë.

Topalli, Baftiu dhe Hoxha, sipas presidentit të Ballkanit që të tre do të luajnë në Superligën turke, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi përmes një postimi në Facebook.

“Të 3 musketerët tanë

Pas shume e shume pytjeve nga opinioni i gjërë dhe nga gazetarë të ndryshëm po ju lajmrohem hapur ,

Po është e vërtetë, që të tre super djelmoshat po ikin në Superligën Turke , gjat javës së ardhëshme gjithcka do të dihet 100% .


Me dëshirën time këta të 3 luan i kisha mbajt në Ballkan deri në pension , por duhet ti përkrahim me të gjitha forcat tona që ëndrrat e tyre mos te mbesin veq “ëndërr” , edhe nëse neve ndonjëher nuk na bjen mirë.


Me pune, vullnet e sinqeritet arrihet gjithcka ,
Faleminderit luana , pa dyshim se do të na bëni krenar të gjithë Kosovën 
Ballkani shtëpi e talentëve”.