19:24 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

E thotë gazetari i njohur: Rashica do të transferohet te klubi i madh i Premierligës

Si duket e ardhmja e Rashicës do të jetë në Premierligë.

Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira thotë se Rashica do të transferohet te Aston Villa me një kontratë 5 vjeçare, shkruan IndeksOnline

“Milot Rashica është afër kalimit tek Aston Villa nga Werder Bremeni. Kontratë e gatshme 5-vjeçare”, shkruan gazetari Nicolo Schira në Twitter.

Akoma nuk është mbyllur asgjë – por Aston Villa ka rritur interesimin për transferimin e sulmuesit të Werder Bremen dhe në ditët vijuese mund të nënshkruhet kontrata pesë vjeçare.