75 Mall Live Search
11:12 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

E thotë Granit Begolli – Prishtina afër të firmos me një super-mbrojtës nga jashtë

Skuadra e Prishtinës ka qenë aktive në këtë merkato, ku ka transferuar futbollistë cilësor që do t’i ndihmojnë ‘kryeqytetasëve” për të arritur objektivat e tyre për sezonin e ri.

Me Besnik Krasniqin, Behar Maliqin dhe Albin Prapashticën, Prishtina tenton të jetë e fuqishme për sezonin e ri. Por “Bardhë e kaltërit” po mendojnë edhe për një transferim nga jashtë, shkruan IndeksOnline

Bëhet fjalë për mbrojtësi nga Tunizia, Ahmed Radaoui, i cili pritet të firmos me Prishtinën pas ndeshjeve të Evropës.


Kështu, IndeksOnline ka kontaktuar drejtorin e Prishtinës, Granit Begollin për të kuptuar nëse ka diçka në mes mbrojtësit nga Tuniza dhe klubit kryeqytetas, ai u përgjigj shkurtë.

“Pas ndeshjeve të Evropës besoj që do të definohet puna e futbollistit në fjalë”, tha shkurt Begolli.